Subscribe

“Ne do të falim por nuk mund të harrojmë”. Kjo është deklarata e ministrit serb te mbrojtjes ne 20 vjetorin e bombardimeve te NATO-s. Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e aleancës edhe nëse është i vetmi vend joanëtar europian u shpreh Aleksandar Vulin.

 

“Beogradi ka zgjedhur të jetë ushtarakisht neutral në çdo kohë. Ne e bëmë këtë zgjedhje sepse u bombarduam, por para së gjithash sepse ne kurrë nuk do të bëjmë me kombet e tjera atë që ata na kanë bërë.”-shtoi Vulin.

 

Dy dekada më parë, NATO filloi fushatën 78-ditore të bombardimeve kundër Serbisë. Urdhrin për fillimin e operacionit e kishte dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë, Bill Clinton. Në një fjalim historik mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, Clinton argumentoi se kjo ishte mundësia e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

 

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend të paqes” deklaroi atëherë Clinton.

 

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës dhe forcat e serbe u tërhoqën nga territori i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *