E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbrojtja e Vjosës/ Meta falenderon DiCaprion: E duam dhe do ta mbrojmë lumin tonë

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio për mesazhet dhe thirrjet e vazhdueshme  në mbrojtje të lumit Vjosa, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Kreu i shtetit shkruan se qytetarët shqiptarë do ta mbrojnë gjiithmonë Vjosën.

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”

DiCaprio ka publikuar në “Instagram” disa ditë më parë dokumentarin “Vjosa Forever”, i cili bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit.

Aktori i famshëm bëri thirrje për firmosjen e peticionit, me qëllim shmangien e ndonjë katastrofe mjedisore që mund të ndodhë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë