E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbrojtja e Ramës për Veliajn, Meçani: Është fasadë, pas kamera e ka degraduar

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë kryelajmi i të gjitha mediave në dy ditët e fundit. Madje për herë të parë kryeministri Edi Rama theu “rregullin” e vendosur nga vetë ai, duke komentuar vendimin e SPAK.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama, gazetarja Juela Meçani, e ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se kjo është një mbrojtje fasadë.

Sipas Meçanit edhe pse publikisht dukej sikur marrdhëniet mes Veliajt dhe Ramës ishin zbutur, ky i fundit pas fikjes së kamera e degradonte.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Dy herë ka shkuar Rama në Bashki sot, por ndryshe nga 5 vitet e fundit, gjuha ka ndryshuar. Nuk kanë qenë më ata që hanin kumbulla dhe dardha, sot pati tjetër gjuhë. Duket sikur nuk e lëshoi Veliajn, si e ke parë gjuhën e Ramës?

Meçani: Rama teksa i thosjte Ali Ahmetit që vetëm ti mund të më sillje në Bashkinë e Tiranës. Sot gjërat kanë ndryshuar. Para disa javësh që Nanoistët janë përthithur nga grupi shumë i fortë nga patronazhistët tashmë aktivistë. Këta që ishin hidhëruar nga ajo që mund t’i ndodhte Velisë, u lumturuan kur Rama e thirri në zyrë Veliajn, e cilësuan si zbutje. Që mos kishte kosto në elektorat Rama mendoi ta mbajë nën sqetull Veliajn. Publikisht i kishin rregulluar marrdhëniet, por kur iknin kamerat Rama përsëri e denigronte para socialistëve. Ajo dashuri e beftë që rilindje ishte show, se për çfarë, nëse duhej vetëm për zgjedhje, apo Veliaj diçka ka ditur për komandantin-kryetar, apo nëse janë barazpeshat për shpëtimin e vëllait. Por unë mendoj që kjo është një mbrojtje fasadë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë