E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbrojtja e lagunave nga ndotja

Të gjitha ato subjekte që nuk respektojnë kriteret per mbrojtjen e lagunave, do t’u hiqet licenca. Pasi inspektoi punimet për hapjen e kanalit që i lejon lagunës së Kune-Vajinit komunikimin me detin, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se nuk do të lejohet më ndotja e këtyre pasurive natyrore. Ministri ka theksuar se, kriteret ekologjike, duhen respektuar me rigorozitet nga te gjitha subjektet. Panariti riktheu në vëmendje edhe njëherë çështjen e ngordhjes masive te peshqve disa muaj më parë në këtë zonë. Sipas tij, kjo katastrofë erdhi si pasojë e ndotjes nga bllokimi i kanaleve dhe derdhjes së ujërave të zeza ne lagune.

Më shumë video

Reklamë