E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Mbrojtësi i Bayern Munchen huazohet te Nurenberg

Tarek Buchmann është futbollisti më i ri i Nurnberg. Mbrojtësi 20-vjeçar vendosi që ta mbyllte me Bayern Munich këtë sezon, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër gjerman në Bundesliga 2.

Buchmann ka kaluar nga Bayern te Nurnberg në formë huazimi, formulë e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që qendërmbrojtësi ka kontratë me bavarezët deri në 2027-ën.

Kujtojmë se karrierën e tij, 20-vjeçari e ka nisur me Augsburg. Ndërkohë, kur ishte vetëm 14 vjeç u bashkua me Bayern Munich, duke synuar që të kapë ekipin A, objektiv të cilin s’e ka përmbushur ende.

Vazhdo të lexosh

Reklamë