E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbrojtën kultivuesit e lëndëve narkotike, pezullohen 5 punonjës policie në Shkodër

Pesë efektivë janë pezulluar nga policia e shkodrës pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

 

Këta punonjës në vitin 2021 gjatë inspektimeve në disa fshatra të pukës kanë deklaruar se nuk janë konstatuar bimë narkotike, por më pas në atë zonë janë gjetur 4 mijë rrënjë kanabisi.

 

Efektivët po hetohen në gjëndje të lirë. Gjatë 2 ditëve të fundit në total janë 8 efektivë të përjashtuar nga radhët e uniformave blu. Një ditë më parë 3 policë u pezulluan në vlorë pasi u gjetën 5 mijë rrënjë kanabis në fshatin bishan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë