Gjykata, po ashtu, ka thënë se Zhukov “ka rekrutuar programerë dhe punëtorë të tjerë për ta zgjeruar skemën dhe për të ndërtuar infrastrukturën e duhur për të kryer trafik të rremë”./ Rel
“Mbreti” rus i mashtrimeve dënohet me 10 vjet burgim në Nju Jork

Një gjyqtar në Nju Jork e ka dënuar shtetasin rus, Alekasandr Zhukov, me 10 vjet burgim për kryerje të mashtrimeve digjitale.
Ai konsiderohet si një prej personave që ka kryer mashtrimet më të sofistikuara në historinë e internetit.
Gjyqtari Eric Komitee në Bruklin e ka dënuar Zhukovin për vjedhje të më shumë se shtatë milionë dollarëve nga kompani reklamimi në Shtetet Bashkuara në periudhën shtator 2014 – dhjetor 2016, përmes një skeme të rreme reklamimi, ka thënë Zyra e Prokurorit në Nju Jork.
Zhukovit, 41-vjeçar, i cili e ka konsideruar veten “mbret të mashtrimeve”, do t’i konfiskohen edhe 3.8 milionë dollarë.
I ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte arrestuar në Bullgari në nëntor të vitit 2018, Zhukovi është dënuar pas procesit gjyqësor të zhvilluar në maj të vitit 2021 për mashtrime dhe spastrim parash.
Ai e ka konsideruar veten të pafajshëm në të gjitha akuzat.
Skema e Zhukovit ka përdorur mijëra kompjuterë të infektuar me viruse në gjithë botën, për të krijuar ide të rreme të qarkullimit të trafikut, në mënyrë që t’i mashtrojë reklamuesit.




