E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbretëria e Bashkuar vendos nga e mërkura lejen e udhëtimit për evropianët

Shtetasit evropianë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga e mërkuara do të kenë nevojë për një lejë të detyrueshme hyrjeje. Qeveria britanike thotë se në këtë mënyrë do të forcojë sigurinë kufitare.

Autorizimi Elektronik i Udhëtimit (ETA) mund të blihet në internet në ditët në vijim për 10 £ (12 euro), por çmimi nga 9 prilli do të rritet në 16 £.

Ai është i ngjashëm me sistemin ESTA që funksionon në Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë i detyrueshëm për të gjithë vizitorët evropianë në Britani nga 2 prilli.

Leja lejon vizita deri në gjashtë muaj dhe është e vlefshme për dy vjet. Lëshimi i tij është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët, përfshirë të miturit dhe foshnjat.

Aplikimi mund të bëhet përmes një aplikacioni  në smartphone ose përmes faqes së internetit të qeverisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë