E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbretëria e Bashkuar sanksionon Bjellorusinë për luftën në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuara ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës, njoftoi Qeveria britanike të martën.

 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se sanksionet shënjestrojnë individë dhe organizata për shkak të rolit që shteti ka luajtur në pushtimin rus të Ukrainës.

 

Reklamë

“Regjimi i [liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr] Lukashenkas në mënyrë aktive ndihmon pushtimin ilegal të Rusisë dhe ai do të përjetojë pasoja ekonomike për mbështetjen e [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha Truss.

 

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lukashenka ka thënë se shteti i tij nuk do t’i bashkohet pushtimit të Ukrainës.

 

Mbretëria e Bashkuar veçse ka vendosur sanksione ekonomike ndaj zyrtarëve dhe individëve rusë, për përfshirjen e tyre në pushtimin e Ukrainës./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë