Kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit atë të festave, të dritave shumëngjyrëshe, zbukurimeve plot jetë dhe dhuratave. Tradita kërkon që ato të hapen mëngjesin e Krishtlindjes poshtë pemës, por ky ‘’rregull’’ i pashkruar nuk vlen për mbretëreshën Elizabeth, e cila si çdo vit ka përgatitur dhuratat e festave të fundvitit për 620 punonjësit e stafit, një traditë e trashëguar nga gjyshi i saj.

 

Mbreti Xhorxhi i 5-të, do të ishte i pari që do të krijonte traditën e shpërndarjes së pudingut të Krishtlindjes, një ëmbëlsirë tipike britanike, por përtej vlerës ekonomike, për mbretin kjo dhuratë ishte një shenjë vlerësimi dhe falenderimi për të gjithë ata që i kishin shërbyer gjatë vitit. Elizabeth ka ndjekur shembullin e tij për shumë vite, por sivjet ka vendosur t’i gëzojë vartësit e saj duke u dhuruar plot 58.000 dollarë.

 

Sipas një ish-ndihmësi të mbretëreshës, edhe pse familja mbretërore është përfshirë së fundmi nga një furtunë skandalesh, Elizabeth ka vendosur të shprehë mirënjohjen e saj për besnikërinë dhe ndihmën e tyre të çmuar. Monarkja i takoi të gjithë ata personalisht në hollin e Pallatit të Buckingham-it, ku edhe kishte ekspozuar të gjitha dhuratat./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *