Burime pranë pallatit mbretëror të Buckingham-it kanë bërë me dije se mbretëresha Elizabeth po kalon një moment shumë të vështirë pasi qeni i saj i preferuar, të cilin e kishte adoptuar që në vitin 2016-të ka ngordhur mbrëmjen e djeshme.

 

Whisper ishte ekzemplari i fundit i racës Corgi, aq shumë të dashur për të, të cilin e kishte trashëguar nga Bill Fenwick, ish-mbikqyrësi i gjuetisë së Sandringham, kur vdiq. Lidhja e mbretëreshë me kafshët është e hershme. Ajo i do gjithashtu shumë kuajt, pëllumbat, por Whisper ishte i preferuari i saj. Ajo mori në vitin 1933 qenin e parë, si dhuratë nga babai dhe që prej asaj kohe mund të thuhet se është ”e dashuruar” pas qenve të racës Corgi.

 

Qentë Corgi të mbretëreshës kanë dhomën e tyre në Buckingham Palace dhe ushqehen me ushqime të posaçme të përgatitura nga shefi i tyre i kuzhinës. ”Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, saqë qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma. Sa herë ngordh një corgi, për mbretëreshën është një goditje e rëndë.”, ka thënë një burim pranë Buckingham Palace./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *