Mbretëresha Elizabeth nuk ka ndjekur kurrë ndonjë trend, por ajo ka qenë dhe do të mbetet  në mënyrë të padiskutueshme një ikona e stilit.

 

Asnjëherë një veshje e gabuar apo e pavend, asnjëherë pa buzëkuq. Në shtatëdhjetë vitet e mbretërimit ajo ka veshur gjithmonë ngjyra të gëzueshme dhe printime me lule, kapele me imagjinatë, shalle të panumërta dhe qindra çanta dore.

 

Ajo ka shënuar historinë, duke përfshirë edhe atë të modës.

 

 

.Fustanet dhe kostumet kishin mëngët e prera në tre të katërtat, për t’a lejuar atë që të përshendeste qytetarët e vet me rehati.

 

Dorezat, rreptësisht të bardha, prej pambuku dhe 15 centimetra të gjata. Me sa duket ajo zotëronte 5000 kapele të ndryshme (të gjitha me buzë të vogla, për të treguar fytyrën), shalle të shumta dhe mbi 200 çanta dore, të gjitha të karakterizuara nga një dorezë që nuk pengonte shtrëngimin e duarve.

 

 

Ajo që e bëri të famshme mbretëreshën Elizabeth ishte edhe koleksioni i saj i bizhuterive. Karficat, në veçanti, të gjitha shumë të çmuara dhe me një kuptim të saktë.

 

Ajo, për shembull, që Mbreteresha zgjodhi të vishte në funeralin e Princit Philip është një Richmond dhe i përkiste gjyshes së saj, Mbretëreshës Mary. Po ashtu ka pasur gjithmonë në qafë gjerdane prej diamanti, smeraldi dhe gurë të tjerë të çmuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *