Pavarësisht natyrës së akullt, që në shumicën e rasteve është e diktuar nga kodet protokollare dhe rregullat e oborrit, mbretëresha Elizabeth ka treguar që është mbështetësja më e madhe e familjes së saj, sidomos dukës së Cambridge William dhe dukës së Sussex-it, Harry. Ndërkohë që të gjithë mendonin se mbretëresha nuk do të mbështeste lidhjen e tij të dashurisë me Meghan Markle, e cila u kurorëzua në martesë më 19 maj të 2018-s, ajo vetëm që u dha bekimin e saj, por tregoi se ishte edhe ‘’fansja’’ e tyre më e madhe.

 

Një vit më parë ajo na habiti të gjitëve teksa mbante në një prej ambienteve të Buckingham Palace fotografinë e tyre, por befas kjo foto nuk  është më. Mbretëresha vazhdon të mbajë princin William dhe Kate, por Meghan dhe Harry-n, ajo i ka hequr. Disa mendojnë se kjo është bërë për të ruajtur privatësinë e çiftit, mirëpo ka edhe nga ata që dyshojnë se marrëdhëniet e Meghan dhe Harry-t me Mbretëreshën janë të tensionuara./ LIVING

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *