Të gjithë e dimë që Mbretëresha në Angli është shumë e rëndësishme dhe e respektuar. Ajo është pjesë e të gjithave eventeve që ndodhin dhe gjithashtu jep dhe mendimet e saj.

 

Njësoj ka bërë dhe për ndeshjen e sotme midis skuadrave të mëdha, Itali-Angli që do të zhvillohet sot në stadiumin “Wembley” për trofeun e më të mirëve në Europë.

 

“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moor-it dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit. Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë“, thuhet në mesazhin e saj./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *