Mbretëresha Elisabet dhe i shoqi, përse dashuria e tyre ishte përralla e vërtetë?!

Të martuar prej 70 vitesh, mbretëresha Elisabeta dhe princi Filipo festojnë sot me një festë private.
Përgjatë 70 viteve të martesës, çifti i ka bërë gjërat për së mbari dhe në ditën e tyre kanë shpërndarë një fotografi zyrtare, por pas kësaj, festa ka qenë private dhe ‘esëll’.
Duke i parë, të vjen të mendosh se është e lehtë për një mbretëreshë dhe një princ të qëndrojnë bashkë për kaq shumë vite, aq sa për të thënë, në fund, jetuan të lumtur përgjithmonë, si nëpër përralla. Por kjo përrallë, ka vërtetë diçka special sepse nuk është si historitë klasikë ku mbreti është një hap përpara mbretëreshës. Edhe në këtë pikë, mbretëresha ka qënë kundër rrymës duke u martuar me dashur me një burrë që kishte të shkuar shumë komplekse. Martesa e tyre ishte moderne sepse ‘në krye’ të famlijes ishte ajo ndërsa princi, lumturisht dhe krenar, rriti fëmijët.
Takimi i Elisabetës dhe princit
Takimi i tyre i parë u bë gjatë një vizite të mbretit Xhorxhi VI dhe vajzave të tij, Elisasvet dhe Margaret, në Royal Naval College, ku ishte edhe Filipo. Kur u panë për herë të parë, Elisabeta ishte 13 vjeç ndërsa Filipo 19. Qysh në rini e përgjatë gjithë jetës, të dy nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri tjetri, ajo serioze ndërsa ai hokatar e sportiv.
Në fillim, historia e tyre u mbajt e fshehtë sado që mediat shkruan shumë, ende pa u bërë gjërat zyrtare.
//Living




