Subscribe

Mes interpretimesh të emrave më  të  shquar të muzikës klasike, për një  publik artdashes dhe të zgjedhur, Qëndra e Artit Elbasan ka mbyllur sezonin artistik me koncertin “Gala”.

Vikena Kamenica, Ulpiana Aliaj e shume emra te tjere artistësh të  mirënjohur interpretuan në skenën e teatrit” Skampa”.Nën dirigjimin e Gridi Kraja-s, u udhehoq orkestra harmonike e Elbasanit. Ajo që spikati  ishte padyshim dyshja e moderatoreve, ku prezantimi i Elia Zaharias, bashkeshortes se Princit Leka dhe arbitrit te futbollit të FIFA-s  Enea Jorgji i dhanë një tjetër dimension koncertit.

Pas përfundimit drejtori i Qëndrës së Artit Kliton Kapaj u shpreh i lumtur që edhe ky vit artistik në qëndrën e Artit u mbyll me Gala.

Edhe për violinistin elbasanas Zeqir Sulkuqi, i cili prej vitesh mërr pjesë në koncertin e fundvitit kjo është ndoshta mbrëmja artistike më e bukur .

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *