E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Mbrëmja e gjigandëve, Gjermani-Spanjë ndahen në “paqe”.

Gjermania dhe Spanja nuk shkuan me shume se barazimi ne miqësoren e luksit ne Dusuldorf. 1-1 ne Spirit Arena, një rezultat qe u etiketua si i duhuri duke pare edhe lojën e te dy skuadrave.

 

Iberiket e nisen me vrull takimin duke arritur te zhbllokonin shifrat qe ne minutën e 6 me Rodrigo Moreno pas një pasimi te Injestes. Pas disavantazhit, pancerat ndezën motorët dhe ne minutën e 35 kthyen gjithçka ne baraspeshe pas një gjuajtje mjeshtërore te Tomas Myler.

 

Pjesa e dyte filloi me tentativën e Draksler ndërsa spanjollet u kundërpërgjigjen me Isko. Ne minutën e 65 gjermanet mund te kishin kaluar ne avantazh nëse gjuajtja me koke e Humels nuk do te kishte prekur traversën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë