E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbollën kanabis në Shëngjergj, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Vjeshta”  ku u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

 

Dy shtetas u arrestuan në flagrancë, konkretisht  L. A., 37 vjeç dhe shtetasi tjeter  L. A., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

 

Reklamë

Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

 

Ndërkohe po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë