Kronikë
Mblodhën mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, në pranga 51-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij, R. B.
Reklamë
Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme parash, të cilat kapin vlerën mbi 1 milionë euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




