E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mblidhet tryeza e opozitës

Partitë e koalicionit opozitar kane unifikuar qëndrimin per çështjen e dekriminalizimit dhe nevojën per realizimin e nje reforme elektorale qe garanton zgjedhje te lira e te ndershme. Duke iu referuar edhe ngjarjeve te dy ditëve te fundit kur janë dhunuar aktiviste te Partisë Demokratike, kryetari i PD Lulzim Basha e ka vendosur dekriminalizimin pike te pare ne axhenden e opozitës.

“Aleanca e krimit ka sot përballë një aleancë opozitare që vjen duke u zgjeruar dhe që e ka theksuar dhe e thekson dekriminalizimin, si prioritetin numër një, prioritetin absolut të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prioritetin e gjithë prioriteteve. Të ndjekur nga prioriteti tjetër, ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Ndërkaq Basha ka folur edhe per zgjerim te koalicionit edhe me parti te tjera. Aleanca Demokratike dhe FRD-ja janë në bisedime me ju?

Basha: Jemi në proces dialogu të hapur dhe jam shumë i bindur dhe me shumë besim se partitë të tjera, të cilat e shohin veten në opozitë me regjimin e inkriminuar dhe kleptokrat të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vijnë dhe do të vijnë në koalicioni tonë.

Reklamë

Ndërkohe kryerepublikani Fatmir Mediu ka theksuar mbështetje edhe per strategjinë e PD per te bllokuar parlamentin e bojkotuar komisionet. Edhe ketë jave opozita ka munguar ne mbledhjet e komisioneve, nje strategji qe pritet te zgjasë deri ne plotësimin e kushteve qe kane lidhje me procesin e dekriminalizimit.

 

 

Më shumë video

Reklamë