E mërkurë, 21 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku

Ditën e sotme, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja do të nisë në orën 10:30.

Reklamë

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

Njoftimi i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Reklamë

Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin!

Ju njoftojmë, se në datën 19.12.2025, ora 10:30, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në sallën “Pjetër Arbnori”, me rend dite:

– Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin /heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Bashkëlidhur do të gjeni dokumentet përkatëse:

-Urdhër për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Iminutetin, nr. 41, datë 16.12.2025.

– Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/hepjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskreyministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, u bë këtë të martë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë