Shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Që në nisje të seancës plenare në Parlament, PS dhe PD nuk ranë dakord ndërsa vendosën shtyrjen e punimeve për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj është shprehur se mes mazhorancës dhe opozitës nuk është gjetur një dakordësi. Për këtë arsye ai sugjeroi që të merret edhe një javë kohë për t’u shqyrtuar si çështje.

Partia Demokratike kërkon që Komisioni i Reformës Zgjedhore të përfshijë edhe Ndryshimet Kushtetuese, ndërsa PS kërkon që komision të ketë objekt pune vetëm Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e ODIHR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *