Është zhvilluar si çdo të premte takimi i njësisë së koordinimi të koalicionit qeverisës. Pak pas orës 11.00, në rezidencën qeveritare, pranë kryesisë së kuvendit ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ministri i ri i financave Arben Ahmetaj dhe kreu i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe. Më pas, në vilën 30 ka mbërritur kryeparlamentari Ilir Meta së bashku me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili. Gjatë takimit që zgjati për rreth 90 minuta, është rënë dakord për një qëndrim unifikues mes dy partive aleate, për të gjitha nismat ligjore që ka prezantuar qeveria në kuvend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *