E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mblidhet në prill kongresi elektoral i PS

Kryesia e Partisë Socialiste, ne mbledhjen e mëngjesit të kësaj të hëne, vendosi të thërrasë Asamblenë Kombëtare më datë 2 prill, ndërkohë që në fund të te njëjtit muaj, do të mblidhet kongresi elektoral. Kongresi pritet të miratojë programin elektoral me të cilin do të garojë PS në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe listën e kandidatëve për deputetë, në të gjitha qarqet e vendit.

 

Procedurat partiake sanksionojnë që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të miratohet zyrtarisht rendi i ditës së punimeve të kongresit elektoral. Forumi më i lartë vendimmarrës në PS, përkon me mbylljen e kësaj legjislature dhe nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore. Por ndërkohë, prej javësh, koordinatorët e kryesisë së PS dhe deputetët e saj, kanë nisur takimet me bazën, për organizimin e strukturave partiake për zgjedhjet.


Vazhdo të lexosh

Reklamë