Avokati i Popullit ka mbledhur Komisionin e Posaçëm qe do te realizoje verifikimin paraprak te kandidaturave per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë. Kjo eshte mbledhja e dyte e ketij Komisioni te Posaçëm, ndërsa pritet publikimi i emrave te aplikanteve qe plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit Avokati i Popullit ia përcjell mes pas emrat kuvendit dhe sekretari i përgjithshëm ne bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit ben nje verifikim te dyte te kandidateve. Vetme me pas ngrihet Komisioni Parlamentar me 3 përfaqësues nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Por ndryshe nga vetingu, per kete rast bojkoti i Partisë Demokratike nuk e bllokon procesin, pasi eshte parashikuar shorti si mekanizëm zhbllokimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *