E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e komisionit te reformës shpalosi 3 qëndrime te ndryshme te forcave politike per reformën ne drejtësi.  Socialistet mbështeten draftin e hartuar nga ekspertet dhe e bene te qarte se nuk do te tërhiqen nga reforma ne drejtësi e ne mungese te konsensusit do ta miratojnë ate me referendum. Por demokratet e cilësuan ketë draft te njëanshëm, duke kërkuar konsensus qe ekspertet e te gjithë palëve te rinisin punën per paketën kushtetuese. Edhe ne qëndrimin e LSI nuk pati surpriza, dhe deputeti Spartak Braho theksoi nevojën per nje reforme konsensuale. Braho sqaroi se amendimet e LSI per reformën ne drejtësi do t’i shkojnë komisionit te Venecias, pasi kjo force politike ka nje qendrim ndryshe per Gjykatën e Larte Administrative, Kushtetuesen, Këshillin e Larte te Gjyqësorit apo Prokurorisë. Amendimet e LSI do t’i bashkëngjiten draftit te hartuar nga ekspertet e komisionit, ndërkohe qe opozita ka vendosur qe t’i dërgoje nje letër Venecias, ku do ti paraqesë shqetësimet e saj per mënyrën se si ekspertet kane bere përshtatjen e draftit fillestar me opinionin paraprak te Venecias.

 

 

Më shumë video

Reklamë