E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Mblidhet Këshilli i Sigurimit: Koreja e Veriut kërcenim për gadishullin

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër veprimin tejet provokativ të Koresë së Veriut e cila ka lëshuar dy raketa balistike mbi Japoni. Sipas OKB këto veprime përbëjnë një kërcënim të madh jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjitha shtetet anëtare. Raketat u lëshuan katër ditë pas miratimit të një serie sanksionesh te cilat kane si qëllim te ndalin programin bërthamor te Penianit.

 

Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të ndërmarrin “aksione direkte” për të parandaluar testimin e raketave duke thënë se është në duar të Uashingtonit ta zgjidhë çështjen përmes bisedimeve. Sanksionet e fundit, të kombinuara me masat e mëparshme, do të ndalonin mbi 90 për qind të eksporteve të Koresë së Veriut duke e izoluar atë ekonomikisht.

 

Reklamë

Ministria e Jashtme e vendit komunist dënoi sanksionet dhe tha se Veriu do të “dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën për të mbrojtur sovranitetin. Këshilli i Sigurimit gjithashtu theksoi rëndësinë e reduktimit të tensionit në Gadishullin Korean e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne kete rajon.

 

Më shumë video

Reklamë