Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e parë pas konstituimit të tij në fillim të muajit Gusht. Duke qenë mbledhja e parë e kësaj legjislature, në rendin e ditësh ishin plot 12 pika dhe dy pika të cilat u shtuan në fillim të mbledhjes.

 

Këshilli nisi mbledhjen me pikën e parë në rendin e ditës me betimin e këshilltarëve që kanë munguar në mbledhjen e kostituimit. Kryetarja e Këshillit Bashkiak elisa Gjasta, lexoi tekstin e betimit ndërsa u betuan këshilltarët Luftim Vani dhe Linela Markja. Më pas këshilli u ndal për vakancën e krijuar në Këshill ku pas relatimit të komisionit të mandateve, u vendos t’i kërkohet interpretim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Këshilli kaloi në pikën e tretë për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të këshillit bashkiak. Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të majtë Hasan Pasha në emër të grupit propozoi këshilltarin Luftim Vani, ndërsa nuk pati propozime të tjera. Luftim Vani u zgjodh me 18 vota pro e asnjë kundër si Zëvendëskryetar i Këshillit të Bashkisë Mat. Tashmë Këshilli i Bashkisë Mat ka dy zv/kryetar, Luftim Vanin e Nezir Kolaverin.

Në pikën e katërt, këshilltarët zgjodhën sekretaren e këshillit, ku u propozua kandidatura e vetme e Edlira Palamanit, e cila mori votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje. Palamani mbante këtë post edhe për mandatin e kaluar. Në pikën e pestë u miratuan komisionet e përhershme të Këshillit Bashkiak.

 

Pikat gjashtë dhe shtatë për Personat me Aftësi të Kufizuara për muajin Gusht dhe fondi 6% për ndihmën ekonomike për muajin Korrik, u sqaruan nga përgjegjësja e Zyrës së Shërbimit Social Albana Ndreu. Pasi morën sqarimet e nevojshme, këshilltarët i miratuan edhe këto dy pika.

Në pikën e  tetë këshilli u njoh me projekt-vendimin për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2019 të propozuar nga Zyra e Financës.

Ndryshimet konsistuan në pakësimin e zërave buxhetor në sektor të ndryshëm dhe kalimin e tyre për ndërhyrjet në shkolla. Pas kësaj pike këshilli miratoi donacionet e dhëna nga bizneset për Klubin e Futbollit Burreli. Shuma e mbledhur për sportin kaloi në llogari të klubit i cili do t’i përdorë për investime në stadium.

Drejtoria e Shërbimeve u paraqit në këtë mbledhje me dy projekt-vendime, atë të disiplinimit për qarkullimin e mjeteve në qytet dhe për transferimin e stacioneve të autobusëve nga destinacionet aktuale. Për disiplinimin e qarkullimit, disa këshilltarë hodhën idetë e tyre në lidhje me bllokimin e shesheve gjatë pasdites, duke kërkuar lëvizje në sheshin demokracia.

Por ky propozim ra poshtë dhe projekti u miratua siç ishte paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve. Ndërkaq, u miratua edhe transferimi i stacioneve të autobusëve nga vendet aktuale. Kështu, autobusët e linjave të Tiranës dhe Durrësit do të transferohen tek ish agjensia e vjetër dhe furgonët e fshatrave do të transferohen pranë stadiumit “Liri Ballabani” si qëndrim dhe do të shkojnë në stacion pranë Muzeut Historik Mat, vetëm në orarin e nisjes. Në pikën e të ndryshmeve këshilli miratoi dy projekt-vendime për emergjencat civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *