Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur që prej orës 10:00, ku deputetët pritet që të marrin porositë e fundit për mënyrën se si ata duhet të sillen gjatë seancës plenare që do të mblidhet në orën 17:00, në një kohë kur opozita ka deklaruar se do të vijojë aksionin e saj. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje, e cila po drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi.

Deputetët e PS janë të detyruar që të jenë të pranishëm në seancë, për të marrë fjalën për diskutime, por edhe për të marrë pjesë në procesin e votimit për ligje të caktuara që kërkojnë vetëm votat e mazhorancës.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema mëson se në seancën e kësaj të hëne, në rendin e ditës është caktuar që të votohet Blendi Gonxhe si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndërkohë që do të votohet edhe shkakrkimi i Elva Margaritit si ministre e Kulturës, pas dekretit të firmosur nga presidenti Bajram Begaj.

Me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, në seancë do të votohet edhe ndryshimi për Ervin Meten, i cili aktualisht do të jetë vetëm ministër i Financave. Ndërkohë që ligji për amnistinë, i cili kërkon 84 vota dhe mazhoranca nuk i ka e vetme, do të mbetet sërish pa u votuar.

Seanca e sotme është e para për këtë vit, ku për herë të parë do të mungojë ish kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pas vendimit që ka dhënë GJKKO për të. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *