5 ditë para fillimit të Parlamentit deputetët që nuk mbështesin Sali Berishën janë takuar për të diskutuar të ardhmen e Grupit Parlamentar dhe të Partise Demokratike.

 

Takimi është thirrur nga deputeti Lefter Gështenja në një prej restoranteve të Tiranës.

 

Por ajo që bie në sy është se pjesë e takimit janë bërë rreth 18 deputetë, duke treguar edhe njeherë se në Partine Demokratike ka 3 grupime, deputetët pro Berishës, deputetët pro Enkelejd Alibeajt dhe një grup jo i vogël që ka ruajtur distancën mes të dyve.

 

Në takim munguan Grida Duma, Tomorr Alizoti, Ervin Salianji, deputetët e Shkodrës Zef Hila e Ramadan Lika, deputeti i Dibrës Xhelal Mziu e disa deputetë të tjerë të cilët nuk i janë bashkuar as Sali Berishës.

 

Edhe pse temë e diskutimit është bashkimi i PD është e vështire që në fund të mbledhjes të ketë një vendimarrje.

 

Një pjesë e deputetëve si Alibeaj e Bardhi mbështesin vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, ndërkohë që një pjesë tjetër e deputetëve kërkon vetëm proceset zgjedhore në parti të jenë gjithëpërfshirëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *