Këtë të martë dhe të mërkurë një litër naftë dhe benzinë do të shitet në pikat me pakicë me 211 lekë për litër, ose 6 lekë më pakë nga e premtja.
Ky është çmimi i rishikuar nga Bordi i Transparencës i ngritur për të monitoruar tregun e karburanteve.
Ndërsa sa i përket çmimit të gazit ai do të mbetet i pandryshuar, duke u tregtuar me 93 lekë për litër.
Kjo tendencë rënëse e çmimit të naftës vjen në të njëjtën linjë, me çmimin për fuçi që po tregtohet në bursat ndërkombëtare, ku këtë martë arriti 97.
Ekspertët e hidrokarbureve thonë se ndërhyrja në treg të lirë nuk është e rekomandueshme por qeveria po paguan politikat e saj të gabuara ndër vite, pasi në këtë sektor nuk ka konkurrencë
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Njoftim i rëndësishëm
Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.