Subscribe

Te shqetësuar nga vendimi i Britanisë per te braktisur unionin, vendet e Bashkimit Europian, qe e themeluan ate u mblodhën ne nje takim urgjent ne Berlin. Përpara nisjes se takimit ku merrnin pjese shefat e diplomacive te Francës, Italise, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, nje mesazh përcolli ministri i Jashtëm gjerman, Shtajnmajer.

“Nuk duhet te ndërmarrim veprime te tensionuara , duke pretenduar se i kemi te gjitha përgjigjet. Pas vendimit te britanikeve per t’u larguar, s’mund te biem ne depresion dhe paralize”. 

Ne përfundim ministrat dolën me nje deklarate te përbashkët, ku fokusi ishte e ardhmja e Europes.

Duhet te fokusohemi tek e ardhmja e Europes. Procesi i daljes se Britanisë duhet te nise sa me shpejt dhe te fillojmë te menaxhojmë largimin sipas nenit 50 te traktatit te Lisbonës. Nuk dihet ende se çdo te ndodhe me lëvizjen e njerëzve, ata nuk duan vonesa por nje përgjigje sa me shpejt qe te jete e mundur”.

Nga ana tjetër, kancelaria gjermane Merkel, pas nje takimi te grupeve CDU/CSU ne Potsdam  deklaroi se Europa është e forte mjaftueshëm per t’u përballur me Brexit.

Përveç se duhet te punojnë me Britaninë per largimin e saj, Bashkimi Europian duhet t’u përgjigjet qytetareve te 27 vendeve, qe pyesin se cfare përfitimesh kane nga anëtarësimi. Duhet te ofrojmë zgjidhje qe njerëzit ta ndjenje se shqetësimet e  tyre po merren seriozisht. Ata presin prosperitet. Ne duhet te vendosim me shtetet anëtare si do te reagojmë, por i takon Britanisë te përshpejtoje”.

Samiti i pare i liderëve te BE ku nuk do te jete e pranishme Britania do te mbahet ditën e mërkure, nje dite pasi kryeministri Cameron te zhvilloje bisedime me vendet anëtare. Aty pritet të theksohet serish kërkesa e Brukselit dërguar Londrës që bisedimet për largimin te nisin sa me shpejt. Cameron tha se preferon që bisedimet e largimit t’ja kalojë pasardhësit të tij, por kreu i komisionit europian Jean-Claude Juncker ka kërkuar qe negociatat te nisin menjëherë. Ne nje interviste per televizionin publik gjerman ARD ai paralajmëroi se divorci mes Britanisë dhe BE nuk do te jete konsensual, pasi nuk ka qene as ndonjë histori e madhe dashurie.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *