Subscribe

Ambasadoreve Lu e Vlahutin u duhet te ndërhyjnë serish per te bindur palët te diskutojnë ne te njëjtën tryeze per reformën ne drejtësi, pasi paqja e realizuar nga ata te premten qe shkoi zgjati shume pak. Ekspertet e opozitës braktisen ketë te diele negociatat me argumentin se nuk ka reflektim nga maxhoranca per te eliminuar kapjen e sistemit. Shkak i përplasjeve u be formula per zgjedhjen e anëtareve te Këshillit te Larte te Gjyqësorit dhe institucioneve te tjera kushtetuese. Opozita kërkon zgjedhjen e tyre me shumicë kushtetuese, pra me 93 vota. Ndërsa ekspertët e nivelit të lartë janë per variantin e shumicës së cilësuar me 84 vota. Ne ketë situate, mbledhja u ndërpre përkohësisht dhe kur rifilloi, përfaqësuesit e opozitës nuk u kthyen ne diskutime. Ata vlerësojnë ne nje deklarate te posaçme se nuk kishin mundësi për të vijuar diskutimet në ketë mbledhje, që nuk ofron asnjë hapësire për zgjidhje të përbashkëta. Ekspertët e PD-së kanë deklaruar se në takim nuk u reflektuan rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prej ditësh grupi i eksperteve po bën përpjekje për hartimin e një drafti të përbashkët, bazuar mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Deri tani është rënë dakord që nëse ka mendime të kundërta për çështje të veçanta, atëherë do të ketë 2 variante. Është rëndë dakord gjithashtu që rishikimi i paketës për ndryshime në Kushtetutë, i përbërë nga 58 nene, të mbyllet ditën e hënë dhe pasi gjithçka të konsultohet në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, e një ditë më pas do t’i dërgohet për mendim Komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *