Me 15 vota pro deputetët kanë miratuar propozimin e Ermonela Felajt për ndryshim të rregullores për ngritjen e komisioneve hetimore.

Sipas Felajt, komisionet të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime, teksa shtoi se mbledhjet mund të mbahen edhe me dyer të mbyllura, me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila përmes një deklarate për mediat tha se një ligj i tillë mbron mazhorancën dhe shtoi se thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar. Sipas deputetes, ligji aktual i komisioneve hetimore është shumë i mirë nëse mbetet i tillë dhe i shtohen fuqi opozitës e jo të ndodhë e kundërta.

Me dëshmitarë që do të thirren me dyer të mbyllura. Lënia në fshethtësi, është një pengesë e punës së opozitës dhe vjedhja e të drejtës kushtetuese që kemi për kontrollin parlamentar.  Tashmë është bërë një ligj që ngre një komision hetimor për të kontrolluar komisionin hetimor. Kush është Klotilda Bushka qëë vendos nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të mbyllura apo të hapura.  Ligji aktual është shumë i mirë ashtu sic është nëse do ndryshohej për t’i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t’i hequr”, tha Tabaku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *