Subscribe

Takimi mes ministrave te jashtëm te Shqipërisë dhe Maqedonisë, kishte ne fokusin e tij forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, gjë qe do te kulmoje me mbledhjen e përbashkët te dy qeverive. Lajmin e dha ne konferencën e përbashkët per shtyp, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.

 

Nese ministri Bushati vlerësoi se mes dy vendeve nuk ka çështje te hapura, ne vendin fqinj ende mbetet problem sanksionimi ligjor e kushtetues i gjuhës shqipe. Nikola Dimitrov, tha se po behet gjithçka qe te gjithë qytetaret e Maqedonisë, pavarësisht etnisë, te ndihen te barabarte.

 

“Ne dëshirojmë nje shoqëri te përbashkët me shanse te barabarta per te gjithë qytetaret. Politika duhet per te bere çdo gje ne dobi edhe te qytetareve tane shqiptare. Projektligji do kaloje ne Komisionin e Venecias, pastaj ne Parlament. Sa me tepër qytetaret te jene te bashkuar dhe e ndjejnë veten qytetare te këtij shteti, aq me shume eshte ne interes te shtetit dhe vete qytetareve tane maqedonas dhe shqiptare.”

 

Pjese e axhendes se vizitës ne Tirane, te ministrit te Jashtem maqedonas, është edhe takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *