Mbledhja maratone e qeverise vijon analizat dhe diskutimet ne diten e dyte.
Pas dyerve te mbylluara ne nje nga hotelet e tepelenes ministrat, zevendesit e tyre dhe drejtues te institucioneve kryesore do te paraqesin planet e tyre per gjashte muajt e ardhshem.
Nga fotot e publikuara nga kryeministri Rama nga dita e pare e mbledhjes verehet se pjese e diskutimeve ka qene nje nga problemet me shqetesuese mungesa e fuqise punetore dhe plakja e popullsise.
Perdorimi i inteligjences artificiale duket se do te jete angazhimi me i ri i qeverise ne shfrytezimin e saj per çeshtje qe lidhen me sistemin tatimor, drejtesine dhe sherbimet online.
Digjitalizimi mbetet nje nga prioritetet e qeverise ne kete mandat te trete. Nga fotot e publikuara ne facebook-un e Rames duket se ai do te perhapet ne te gjitha ministrite dhe ne institucionet e varesise.
Ne mbyllje te dites se dyte dhe te fundit te mbledhjes se qeverise ne Tepelene, mbetet per tu pare nese kryeministri Rama do te beje publike objektivat per gjashte muajt e ardhshem.
Ai ka folur per nje sezon qeverises reformues duke dhene sinjalin se ne shtator mund te kete ndryshime ne kabinet.