Presidenti i Republikes Bajram Begaj mblodhi per here te pare keshillin e sigurise kombetare per sulmet e hakerave te sponsorizuar nga Irani ndaj sistemeve tona dixhitale.
Mbledhja zgjati rreth 110 minuta dhe ne takim mori pjese kryeministri Rama, kryetarja e kuvendit Nikolla, anetaret e tjere te keshillit te sigurise kombetare si dhe Guvernatorit i bankes se Shqiperise dhe drejtoresha e AKSH-it.
Zyra e shtypit prane presidentit sqaroi se gjate mbledhjes u diskutua niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë per te perballuar cdo tentative sulmi kibernetik ne te ardhmen.
Anetaret e keshillit te sigurise kombetare rane dakord qe sulmet e sponsorizuara nga irani, duhet te bashkojne te gjithe aktorer politike per ta trajtuar sigurinë kibernetike, si një element të sigurisë sonë kombëtare.
Keshilli i sigurise vleresoi mbështetjen e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ne betejen kunder hakerave te sponsorizuar nga Teherani.
Nga ana tjeter keshilli konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në do të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.
Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.
Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.





