Mesatarja për degët e mësuesisë është ulur nga 7.5 shkon në 6.5.

 

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ky vendim vjen për t’i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që të vijojnë shkollën për degët e mësuesisë, por që janë të kufizuar për shkak të mesatares.

 

Ministrja u shpreh se në këto programe do të futen dhe maturantë që kanë mesataren poshtë 7.5, por që në fund do të marrin një profil tjetër, dhe jo të bëhen mësues.

“Me reformën e mësuesisë maturantët duhet ta kenë mesataren 7.5. Jemi dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët. Por në këto programe mund të hyjnë dhe ata maturantë që duan të vazhdojnë një profesion. Jo të gjitha ata që futen për gjuhë të huaj dhe të bëhen mësues. Mund të ketë dhe nga ata që duan të bëhen përkthyes.

Me vendimin e sotëm ne i japim mundësinë edhe maturantëve me mesatare 6.5 të hyjnë në këto degë por do kenë një kod. Është ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me mësuesit. Në këto vite ka qenë shqetësim nga universitet se numri i regjistrimeve ka qenë i ulët për shkak të mesatares. Pra mësuesit do jenë maturantët me mesatare minimumi 7.5. Sistemi nuk është krizë për mësues. Por vjen për shkak se vitet e fundit universitetet janë të shqetësuara për shkak të kritereve”.– tha ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *