E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri – Kosovë

Pak orë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ministrat e dy vendeve e kanë shfrytëzuar kohën për të vizituar qytetin e Korçës.

 

Të shoqëruar nga ministri i bujqësisë Niko Peleshi ministrat kanë vizituar muzeun e arsimit kombëtar dhe të artit mesjetar, si dhe disa qendra të tjera të trashëgimisë kulturore të qytetit më të madh në juglindje të vendit.

 

Reklamë

Anëtarët e qeverisë së Kosovës janë të akomoduar te hani i Elbasanit në pazarin e Korçës, ndërsa dy kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj do të qëndrojnë në një hotel në bulevard Republika.

 

Që në orët e para të mëngjesit, bulevard Republika si dhe rruga tek teatri i qytetit, janë bllokuar duke renduar trafikun.

 

Shtëpia e flamurit ku dhe do te mbahet mbledhja e dy qeverive ndodhet ne qendër te qytetit, godine kjo e rindërtuar pas shembjes.

 

Mbledhja pritet të finalizohet me 12 marrëveshje në sektorë të ndryshëm. Janë tre memorandume bashkëpunimi ne energji, mjedis dhe kulturë, një protokoll teknik i ministrive te bujqësisë për njohjen bilaterale te certifikatave veterinare për produktet shtazore, si dhe marrëveshja për njohjen e kontributeve shoqërore.

Më shumë video

Reklamë