Dy qeveritë, e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do zhvilloj ne mbledhjen e katërt të përbashkët në 27 dhe 28 nëntor. Te hënën, kryeministri Rama, do të presë homologun Ramush Haradinaj, në “shtëpinë e flamurit” në Korçë. Dita e parë e mbledhjes do të nisë në orën pasdite dhe do të zgjasë 90 minuta.

 

Gjatë takimit, dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjet ndërqeveritare, dhe më pas takimi do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas agjendës të siguruar nga Vizion Plus, në total do të nënshkruhen 12 marrëveshje bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm, duke nisur që nga bashkëpunimi për diasporën, kultura, politika e jashtme, turizmi, bujqësia, financat, ekonomia, etj. Të martën më 28 nëntor, dy delegacionet do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe homazheve në monumentin e Ismail Bej Vlorës, me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Dy delegacionet do të nisen më pas drejt Tiranës, ku do të priten edhe nga presidenti i republikës, Ilir Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *