E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbledhja e opozitës së bashkuar në Shkodër, Rama ironizon Bashën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbledhjen e opozitës së bashkuar të zhvilluar këtë të hënë në Shkodër.

 

Përmes  një statusi në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë ironizon kreun e PD-së Lulzim Basha dhe opozitën, për të cilën thotë se duhet të bëjmë dhe pa të.

 

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall toren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë