Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat jashtë selisë blu ka konfirmuar se firmat e delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar kanë mbërritur në zyrën e tij.

Paloka tha se do të zbatojë detyrimin ndaj delegatëve, ndërsa zbuloi se ai vetë nuk ka firmosur.

“Është ndjekur rruga që përcakton statuti që prevalon e drejta e ¼ të delegatëve për të thirrur Kuvendit, kur strukturat apo forumet e tjera nuk e realizojnë, jemi në këtë rast dhe për këtë arsye zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit për ta mbledhur Kuvendin, firmat janë në zyrën time, e dëgjua shpjegimin se përse formularët u depozituan në zyrën time, asnjë institutin nuk ka të drejtë që të bëjë verifikimin e firmëtarët përveç Kuvendit, ngrihet një Komision për verifikimin e mandateve. Firmëtarët më kanë kërkuar që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, formularët do të hapen vetëm ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm ku dhe do të bëhet Kuvendit, nuk kam firmosur formularin, por do respektoj verifikimin”, tha Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.