E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbledhja e fundit e Cameron

David Cameron ka drejtuar mbledhjen e fundit te qeverise se tij si kryeministër, ndërkohe qe Theresa May përgatitet te marre ne dorëzim çelesta e zyrës nga shefi i saj i deritanishëm. Zonja May ishte përgatitur per nje gare 9-javore per lidershipin e Partisë Konservatore, por rivalja e saj Andrea Lidsom deklaroi te hënën tërheqjen nga gara. Pritet qe Kameron t’i dorëzoje te mërkurën dorëheqjen e tij Mbretëreshës, duke i hapur rrugën May, sekretare per çështjet e brendshme qe nga viti 2010, te zgjedhe ekipin e saj qeverisës. Gruaja e dyte qe pritet te drejtoje Britaninë pas zonjës se hekurt Thecer, u shpreh se ishte e nderuar dhe e përulur per postin e larte, duke premtuar se do ta drejtoje Britaninë per te marre me te forte pas vendimit per te braktisur Bashkimin Europian. Ne krah te dhjetëra deputeteve konservatore, May vlerësoi kryeministrin Kameron per lidershipin, por edhe rivalet e saj ne garën brenda partisë per dinjitetin e shfaqur me aktin e tërheqjes. Sipas analistëve, sfidat me te mëdha per kryeministren May dhe qeverinë e saj do te jene negociatat me BE-ne, kontrolli i emigracionit dhe menaxhimi i situatës ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë