Subscribe

Këtë të martë, ishte radha e grave deputete socialiste, per te firmosur peticionin ne mbështetje te vetingut.

 

Kryetarja e forumit të Gruas socialiste, Olta Xhaçka tha se zbatimi i reformës ne drejtësi duhet te behet sa me pare.

 

Por ndërsa fushata per mbledhjen e firmave te qytetareve është shtrire edhe ne disa rrethe, opozita kishte bere gati nje skenar per te ironizuar nismën.

 

Para kryeministrisë ata vendosën një instilacion me personazhet e “Ali Babës me 40 hajdutë”. Por personazhet kete radhe ishin kryeministri Rama, ministra e deputetët te PS-së, por asnjë figure nga LSI.

 

Protestuesit i zhvendosen personazhet në një nga tendat e ngritura nga shoqëria civile, ku po mblidheshin firmat e qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *