Deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë mbledhjes së dy qeverive në Pejë, nuk janë mirëpritur nga opozita shqiptare.

 

Siaps deputetit Tritan Shehu, deklaratat e Ramës janë veçse demagogji për të tërehqur vëmendjen nga skandalet që po ndodhin në vend.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu akuzoi kryeministrin Rama edhe për gjuhën e përdorur ndaj partnerëve ndërkomëbtar.

 

“Deklaratat e Rames nga Peja jane vecse demagogji per te terheque vemendjen nga skandalet ne vend dhe te rrezikeshme per rrugen tone europiane. Asgje substanciale nuk ka ne ato deklarata, pervecse disa lehtesime proceduriale, te cilat duhet te ishin bere shume me heret dhe qe po perdoren si “tullumbace” tashti. I ashtuquajturi “bashkim doganor” i artikuluar nga Kryeministri, eshte shume larg asaj qe realisht eshte folur e krejt tjeter me disa lehtesime veprimesh, per te cilat konkludohet. Nga ana tjeter eshte shume e rrezikeshme gjuha e perdorur ndaj partnereve tane europiane, “ultimatumi”, qe ai kerkon tu jape atyre, kur vonesat tona integruese jane kryekeput te lidhura me problemet e medha e deshtimet qeverisese te Rilindjes, te cilat Kryeministri kerkon t’i fshehe mbas deklaratave te tij arrogante e aventureske.”

 

Shehu thotë se të tilla deklarime dhe qëndrime dëmtojnë akoma më shumë Shqipërinë në rrugën e procesit të integrimit të vendit.

 

“Te tilla deklamime e qendrime jo vetem  na demtojne rende neve ne procesin tone te integrimit, por sic duket kerkojne te na “degdisin” diku larg, duke vene ne rrezik edhe vete zhvillimet e Kosoves e te gjithe kombit tone. Une do t’i konsideroja terresisht te pa perputheshme me interesat tona kombetare keto.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *