E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë

Dy qeveritë shqiptare ajo e Tiranës dhe Prishtinës u mblodhën për herë të tretë në kryeqytetin e Kosovës. Thellimi i bashkëpunimit me qëllim shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të të dy vendeve, në interes të zhvillimit të përbashkët, ishin kryefjalë e mbledhjes. Kryeministrat Mustafa dhe Rama, theksuan nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët në rajon. Kreu i qeverisë së Kosovës foli për përpjekjet kundër elementëve radikalë, ndërkohë që kryeministri Rama vuri thekson tek nevoja e stabilitetit dhe paqes në rajon. Integrimi europian, u konsiderua sfidë jo vetëm e dy vendeve, por edhe proces në të mirë të vetë Europës. Në mbledhjen e përbashkët, Rama nuk ngurroi të kritikonte dy ministrat e Jashtëm, të cilët sipas tij duhet të punojnë më shumë për krijim të lehtësirave për gjithë shqiptarët. Krerët e dy qeverive nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit konkret dhe politikave të përbashkëta do të realizohen zbatimi i të gjitha marrëveshjeve me interes të përbashkët.

 

 

Më shumë video

Reklamë