E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mbledhja e dy qeverive, në 3 qershor

Mbledhja e trete e dy qeverive, asaj te Shqipërisë e te Kosovës, do te mbahet ne 3 qershor. Kete e deklaroi kryeministri Isa Mustafa përpara kabinetit qeveritar. Kjo do te jete mbledhja e rradhes e dy qeverive, pas atyre te mbajtura ne Prizren ne janar te vitit 2014 dhe ne Tirane ne mars te vitit 2015. Mustafa informoi anëtaret e qeverise edhe per takimet ne Bruksel, ndërsa tha se pret vendim pozitiv nga Bashkimi Europian per liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se procesi i integrimit është i gjate dhe Kosova duhet te vazhdoje te punoje per ta arritur këtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë