Subscribe

Partia Socialiste ka mbledhur asamblenë ku në fokus të diskutimeve jane zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe hapat që mazhoranca pritet të ndërmarrë për këtë drejtim. Deri tani kanë raportuar drejteusit politikë të gjashtë qarqeve.

Përkatësisht, nga Tirana, Berati, Fieri, Lezha, Shkodra dhe Kukësi janë raportuar problematikat, por edhe objektivat për parlamentaret e 2025.Nga mbledhja me dyer të mbyllura vizion plus mëson se qarku me më shumë krika ka qenë pikërisht ai i Tiranës, për shkak të humbjes së Bashkisë së Kavajës.

Lexo edhe :

Related Posts

Përpra se mbledhja e Asamblesë të fillonte Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për mediat konfirmoi se nuk pritet të bëhen ndryshime.

Për t’ju thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me  hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera.

Ndërkaq, Asambleja e përgjithshme do të mbulojë raportimet edhe për 6 qarqet e tjerë, ku më interesani është ai i Vlorës pas humbjes së zgjedhjeve në Himarë.Kjo bashki u fitua nga Fredi Beleri, i cili vetëm 48 orë përpara garimit u arrestua për korrupsion zgjedhor, një betejë në vazhdim me drejtësinë që është shtrirë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, e që po vendos përballë Tiranën me Athinën zyrtare./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *