Subscribe

Mbipopullohen dhomat e paraburgimit në burgun e Drenovës. Në këto kushte, gjykata e Korçës, pas dhënies së masave të sigurisë është e detyruar t’i kalojë të akuzuarit në dhoma të tjera paraburgimesh, kryesisht në Elbasan.

 

Kreu i dhomës së avokatisë në Korçë thotë se arsyet e mbipopullimit janë të shumta

 

ARBEN LENA
KRYETAR I DHOMES SE AVOKATISE, KORÇE

“Edhe mungesa e gjyqtarëve, në jo pak raste edhe e prokurorëve apo avokatëve, ka sjellë shtim në paraburgim.

Kryetari i dhomës së avokatisë, nuk e kundërshton faktin se ky mbipopullim mund të ketë ardhur edhe për shkak të “lojës” së një pjesë të avokatëve dhe të vet personave në hetim.”

 

Shqetësuese për avokatët është diskriminimi që i bëhet shtetasve të huaj të akuzuar për dhënie të ndihmës për kalimin e kufirit në mënyrë të jashtëligjshme. Për të njëjtën vepër shtetas shqiptarë kanë masa më të buta sigurie ndërsa të huajt atë të arrestit me burg.

 

Burime nga komisariati i Korçës thanë se në dhomat e paraburgimit të Elbasanit janë më shumë se 60 persona në hetim në Prokurorinë e Korçës.
Ndërsa në burgun e Drenovës ndodhen mbi 240 të paraburgosur, ose më shumë se 80 persona jashtë kapacitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *