Mbillet opium në Vlorë/ Policia shkatërron 70 bimë, në pranga pronari i tokës
Plantacione të mëdha me kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë kanabis, të cilat do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe, janë asgjësuar nga policia.
Gjatë operacionit “Alpe të Pastra” uniformat blu kanë asgjësuar me anë të djegies 6.300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20.300 fidanë në kubikë në fshatin Gruemirë-Çesme.
Policia ka bërë të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët kryesorë, që ka kultivuar fidanët e kanabisit, 55-vjeçari Ajet Delishaj.
Ndërkohë në Vlorë është zbuluar një ambient ku ishte mbjellë opium. Droga është zbuluar në fshatin Drithas. Në pranga e bluve të qytetit bregdetar ka rënë një 54-vjeçar, banor i këtij fshati. Në tokën që është në pronësi të tij janë gjetur të kultivuara 70 bimë opiumi.




